Ndërmarrja Tokio Electric Power, e cila operon në termocentralin japonez në Fukushima të dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe tsunami në mars 2011, do të hedh ujë radioaktiv në Oqeanin Paqësor.
Ministri i Mjedisit Yoshiaki Harada i cili bëri me dije lajmin tha se kjo është e vetmja mundësi.
Pas tërmetit, Tepco ruajti më shumë se një milion ton ujë të kontaminuar nga kanalet ftohëse të reaktorit në zonën e destinuar për rezerva në uzinë dhe nuk ka më hapësirë për të ruajtur më shumë.