I ftuar në emisionin “Thumb”, këngëtari është shprehur se shpesh e ka ndjekur nami i keq dhe se në Ministrine e Brendshme ka ende letra anomime që e akuzojnë për prostitucion.
I pyetur nëse ia prezanton vajzës partneret e tij, Gjegji përgjigjet në këtë mënyrë.
“Ujku ka namin çakalli bën kërdinë. Sepse unë i di me emra dhe me mbiemra personat që kam ndenjur dhe kam shkuar në një kohë që shumë të tjerë kanë harruar edhe fytyrat e tyre, aq shumë kanë. Mendoj se jam shumë krenar për këtë edhe me namin që kam. Unë dola shumë i ri në skenë dhe më vunë 100 damka. Letrat anonime në Ministri të Brendshme thonë akoma që unë merrem me prostitucion e armë, llogarite çfarë populli jemi", ka deklaruar Leka.