INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ujqërit sulmojnë nxënësit mes dëborës, prindërit apel bashkisë Bulqizë për hapjen e rrugës dhe vendosjen e transportit

Ujqërit sulmojnë nxënësit mes dëborës, prindërit apel bashkisë Bulqizë për hapjen e rrugës dhe vendosjen e transportit

Publikuar më: 12:48 21-01-2017

Fëmijët e fshatit Çerenec të njësisë administrative Gjoricë në bashkinë e Bulqizës janë sulmuar nga ujqërit teksa shkonin në shkollën e cila është disa kilometra larg fshatit, shumë pranë Maqedonisë.

Vetë familjarët janë shprehur për newsbomb.al se para dy ditësh fëmijët janë sulmuar nga ujqërit teksa shkonin në shkollë.

“Halli më i madh janë kalamajt. S’kemi as zjarr as drita por po rrezikojnë dhe fëmijët. Fëmijët shkojnë prej në Çerenec në Veçisht duke bërë disa kilometra në këmbë. U dolën ujqërit para  por fatmirësisht nuk ndodhi gjë. Të rinjtë kishin marrë sëpata me vete e u gjuajtën, pastaj u larguan se do na i kkishin ngrënë kalamajt”,-janë shprehur ata.

Të shqetësuar për situatën ata i bëjnë thirrje bashkisë Bulqizë që të marrë masa për sigurimin e transportit dhe për ngrohjen në shkollë pasi dhe xhamat janë të thyera.

Rruga nga fshati Çerenec për në fshatin Veçisht është 5 kilometër. Edhe pse familjarët janë përpjekur ta hapin rrugën me lopata e kanë patur të pamundur pasi reshjet e dendura e kanë vështirësuar situatën, ndërsa shprehen se bashkia nuk ka ndihmuar në marrjen e masave.

Article Logic
Execution time: 0.0032520294189453