INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ukraina ktheu ligjin ushtarak, Putin i kërkon ndihmë Merkelit

Ukraina ktheu ligjin ushtarak, Putin i kërkon ndihmë Merkelit

Publikuar më: 16:06 27-11-2018

Nuk vonon vendimi, në Ukrainë për 30 ditë hyn në fuqi ligji i luftës.

Pas sulmit ndaj anijeve luftarake ukrainase, Parlamenti nё Kiev miratoi dekretin e presidentit Petro Poroshenko, ndërsa BE-ja është alarmuar nga ideja se konflikti mund tё devijojё nё njё pёrshkallёzim tё ri ushtarak.

Rusët qëlluan dy ditë më parë anije ukrainase në ngushticёn detare të Kerchit, mes Krimesё dhe Rusisё, qё lidh detin e Zi me atë Azov. Ukraina tha se ky veprim ishte një “akt i agresionit” rus ndwrsa Moska theksoi se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj.

Që prej atij momenti, situata ka nisur të tensionohet ndërsa dy shtete hedhin akuza ndaj njëra-tjerës.Nё reagimin e tij të ashpër, Poroshenko foli pёr “njё akt të ri agresioni tё armatosur” dhe vendosi ushtrinё në gjendje gatishmërie, duke nёnshkruar njё dekret pёr shpalljen e ligjit tё luftёs pёr 30 ditёt në vijim.

Parlamenti ukrainas e miratoi atë, pas njё debati qё zgjati pёr shumё orё. Paralelisht, Poroshenko thirri njё takim tё shteteve tё NATO-s .Sekretari i Përgjithshёm i aleancës së Atlantikut të veriut, Jens Stoltenberg ritheksoi pak pas takimit parimin pёr angazhim në ruajtjen e “integritetit territorial dhe pavarёsisё” sё Ukrainёs.

Nga ana tjetër Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kërkuar ndihmën e Angela Merkelit për të ndikuar tek Ukraina. Në telefonatën e zhvilluar me kancelaren gjermane, shefi i Kremlinit ia hodhi fajin Kievit për incidentin në detin Azov.

Ndërkohë në Këshillin e Sigurimit, ambasadorja e SHBA-së, Nikki Haley akuzoi Rusinë për "shkelje skandaloze" të sovranitetit ukrainas.

Article Logic
Execution time: 0.0039048194885254