Autoritetet thonë se nga shpërthimi dhe shkatërrimi në një minierë thëngjilli në pjesën perëndimore të Ukrainës, janë vrarë së paku tetë punëtorë.
Shërbimi shtetëror për emergjencë ka njoftuar se 20 minatorë të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas eksplodimit të sotëm në një minierë në rajonin Lvov. Gjashtë vetë janë plagosur, por ai dolën të depërtojnë në sipërfaqe.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqen t’i gjejnë minatorët e zhdukur në thellësi prej afro 550 metra nën tokë.
Miniera e thëngjillit, e cila operohet nga kompania shtetërore, Lvivvuhillya, ndodhet disa kilometra larg kufirit me Poloninë.