Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Tiranë ka vendosur të rivenovojë të gjithë matësat e ujit të dëmtuar nga ngrica. Për shkak të temperaturave të ulta, të cilat gjatë ditëve të fundit janë regjistruar disa gradë nën zero janë shkakaktuar dëmtime në rrjetin e ujësjellësit si dhe kanë dalë nga funksionimi një pjesë e matësave. Në kuadër të kësaj situate UKT bëri të ditur se merr përsipër rinovimin e të gjithë matësve të ujit të dëmtuar. Sipas këtij institucioni, ka nisur procesi për të evidentuar të gjitha dëmtimet e matësve të ujit në të gjithë territorin e Tiranës që janë shkaktuar nga i ftohti. UKT ka ftuar qytetarët që të telefonojnë në numrin e gjelbër për të raportuar çdo rast të ngjashëm. Pjesë e kësaj fushate sipas UKT janë të gjitha rastet e dëmtimeve nga temperaturat e ulëta dhe ngrica, të sinjalizuara brenda 5 ditësh në njësinë përkatëse të Ujësjellësit.