INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UKT shtrin rrjetin e ri të kanalizimeve në këto dy zona të Tiranës

UKT shtrin rrjetin e ri të kanalizimeve në këto dy zona të Tiranës

Publikuar më: 10:39 22-07-2018

Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës janë angazhuar në çdo rrugë e lagje të kryeqytetit për të përmirësuar rrjetin e kanalizimeve, por edhe furnizimin me ujë të pijshëm duke rritur vazhdimisht cilësinë e shërbimit.

Në kuadër të kësaj politike po bëhen një sërë investimesh në zona të ndryshme të Tiranës.

Investimi i radhës i UKT-së ishte në rrugën “Tish Dahija” dhe “Pjetër Budi”.

Punonjësit e Drejtorisë Operacionale finalizuan investimin për shtrirjen e rrjetit të ri, i cili i jep zgjidhje problemit të ujit të pijshëm për banorët e rrugës “Tish Dahija”.

Banorët e kësaj zone tashmë nuk do të kenë probleme as me kanalizimet pas shtrirjes së rrjetit të ri.

Ndërkohë është finalizuar edhe projekti i investimit në rrjetin e ri të ujësjellësit në rrugën “Pjetër Budi”, pranë Depos. Në këtë zonë të kryeqytetit janë kryer investime hidroteknike prej UKT-së, në mënyrë që të shtohet kapaciteti i transmetimit dhe cilësia e furnizimit me ujë për banorët.

U bë i mundur gjithashtu ndërtimi i linjës kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm nga mjete të avancuara dhe materiale cilësore.

Stafi menaxhues i UKT-së vazhdon çdo ditë punën në çdo zonë të kryeqytetit, ku krahas zgjerimit të rrjetit të shpërndarjes, po punohet edhe për zëvendësimin e rrjetit të amortizuar.

Article Logic
Execution time: 0.003821849822998