INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulen temperaturat dhe reshje shiu? Mësoni si do jetë moti sot

Ulen temperaturat dhe reshje shiu? Mësoni si do jetë moti sot

Publikuar më: 06:55 28-08-2018

Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm duke u prishur planet për të kaluar disa ditë në plazh. Ndërsa pasditja e sotme vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare me të dukshme vranësirat në zonat Lindore. Pas mesditës dhe në vijim, pritet mot i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira lokale në zonat malore.

Sipas Meteoalb mbrëmja në orët e natës sjell mbi Shqipëri dominim të kthejllimeve. Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjjes por mesdita sjell rritje me 2-3 gradë duke ngjitur maksimumin në 33 gradë.

Article Logic
Execution time: 0.0050480365753174