Vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesdite kur priten rrebeshe të shkurtra shiu. Si fillim reshjet do të nisin në zonat Veriore dhe gradualisht gjatë pasdites shirat do të zbresin në veriperëndim të territorit.
Intensiteti i tyre do të jetë i dobët por gjatë natës pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 8 në 28°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperendimor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.