Temperaturat në të gjithë vendin do të pësojnë rënie gjatë ditës së enjte në të dy vlerat ekstremale, ku mëngjesi do të shënojë -3°C në zonat malore ndërsa mesdita do të ngjisë termometrin 16°C në bregdet. Korça dhe Kukësi do të regjistrojnë temperaturat më të ulëta me minus 3-gradë të ndjekura nga Gjirokastra, Dibra dhe Berati ku vlerat minimale do të jenë me minus. Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare të larta në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 1-15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2, me lartësi vale deri në 1.2 metra. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 2 ballë.