Në veri dhe në zonat qendrore do të vijojnë kthjellimet dhe vranësirat gjatë paradites. Por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do të ketë në Jug dhe zonat Lindore. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa vranësirat në zonat malore duke rrezikuar shira të dobët dhe të izoluar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur në ekstremumet termike nga 6 në 28°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë gjatë paradites, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzim deri 3 ballë.