Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të shtohen gjatë pasdites të cilat në veri do të sjellin rebeshe shiu. Sipas Meteoalb, temperaturat minimale do variojnë: në zonat malore nga 13ºC deri në 29ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 32 ºC dhe në zonat bregdetare nga 23ºC në 34ºC.
Era do të fryejë në drejtim perëndimor-veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 2-3 ballë. Nga dita e nesërme dhe në 2 ditët në vijim pritet një rënie temperaturash, por moti do të qëndrojë i kthejllët.