Ulet me 50% numri i qenve endacak në rrugët e Tiranës fal nismës dy vjecare të bashkisë së Tiranës.
Sipas të dhënave në fillim të nismës përllogariteshin rreth 10 mijë qen endacak por pas sterilizimit të tyre , shifrat kanë arritur në 4500.
Nisma e nisur nga Bashkia përfshin marrjen e qenve të rrugës, vaksinimin dhe sterilizimin e tyre dhe më pas i rikthimin përsëri në habit.
Pas ardhjes në pushtet zoti Erion Veliaj premtoi vaksinimin dhe uljen e qenve endacak të cilët në shumë raste bëheshin kërcënim për qytetarët.