INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulet numri i bizneseve në Shqipëri

Ulet numri i bizneseve në Shqipëri

Publikuar më: 12:39 28-03-2017

Rreth 27 mijë biznese janë ç'regjistruar sipas të dhënave qe ka publikuar zyra e tatimeve. Edhe pse përgjatë të këtij viti janë regjistruar rreth 5 mijë biznese të reja ku 44% prej tyre i përkasin biznesit të vogël, shihet një rënie të numrit të bizneseve më 11,700 biznesesh në total.
Numri i tatimpaguesve aktivë, (që kanë të paktën një përgjegjësi tatimore) në Regjistrin Kombëtar në fund të vitit 2016, sipas të dhënave të nxjerra nga raportet e SIT, rezulton 108,030 tatimpagues gjithsej. Në këtë shifër nuk përfshihen 29,195 fermerë.

Regjistri tatimor i bizneseve vitin e kaluar është përfshirë në një reformë të thellë, ku për herë të parë u ndanë bizneset aktive dhe ato pasive në dy regjistra të veçantë. Pastrimi i regjistrit nxori rreth 97 mijë biznese në regjistrin pasiv, duke e reduktuar numrin e bizneseve që raportoheshin zyrtarisht në treg me gati përgjysmë.

Gjithashtu ligji i ri i procedurave tatimore ka përmirësuar edhe procesin e çregjistrimit të bizneseve duke bërë më të lehtë dhe më të shpejtë në procedura dhe në kohë.

Article Logic
Execution time: 0.0041909217834473