INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulet numri i të infektuarve me COVID-19 në vend! 50 raste brenda 24 orëve të fundit

Ulet numri i të infektuarve me COVID-19 në vend! 50 raste brenda 24 orëve të fundit

Publikuar më: 09:36 17-06-2020

Gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 333 testime, dhe janë konfirmuar 50 raste të reja me COVID-19.

Në komunikimin e përditshëm me publikun dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit.

“Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.

Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh”, tha ajo.

COVID-19 – Statistika (17 Qershor 2020)

Testime totale 21510

Raste pozitive 1722

Raste të shëruara 1077

Raste Aktive 608

Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 272

Shkodër 97

Krujë 78

Durrës 36

Vlorë 35

Kamëz 30

Lushnje 13

Pukë 13

Elbasan 8

Korçë 7

Fier 6

Lezhë 3

Kukës 2

Tropojë 2

Mallakastër 2

Kurbin 2

Ura Vajgurore 1

Gjirokastër 1

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156