INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulja e DËNIMIT të Dritan Dajtit, reagon ambasadori i BE: ‘’Vlerësim urgjent nga KLP dhe Prokuroria e Përgjithshme’’

Ulja e DËNIMIT të Dritan Dajtit, reagon ambasadori i BE: ‘’Vlerësim urgjent nga KLP dhe Prokuroria e Përgjithshme’’

Publikuar më: 21:12 10-02-2019

Pas vendimit skandaloz të Gjykatës së Apelit e Krimeve të Rënda, për uljen e dënimit të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve ka reaguar ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Soreca shkruan se pas këtij vendimi, kërkohet që organi i ri i reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Prokuroria e Përgjithshme të nisin menjëherë vlerësimin e vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve kërkon vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”, shkruan Soreca.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0022978782653809