INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulja e kalorive në masën 15% zvogëlon rrezikun e vdekjes së hershme

Ulja e kalorive në masën 15% zvogëlon rrezikun e vdekjes së hershme

Publikuar më: 11:48 23-03-2018

Kufizimi i kalorive mund të zvogëlojë rrezikun e një vdekjeje të hershme duke mbrojtur trupin nga dëmtimi i, sugjeron një studim i ri. Studiuesit kanë arritur në përfundimin më marrja e sa më pak kalorive mban temperaturën e trupit të ulët dhe ngadalëson metabolizmin, duke e izoluar trupin nga dëmtimi i kolateralit nga proceset metabolike. Nënproduktet e metabolizmit shkaktojnë oksidim, i cili është i lidhur me rritjen e rrezikut për prekje nga sëmundje si kanceri, diabeti dhe artriti reumatoid. Në një nga studimet e para të tilla të kryera në njerëz, shkencëtarët në Pennington Biomedical Research zbuluan se ulja e kalorive me 15 për qind çoi në humbje peshe, më pak stres oksidativ dhe metabolizëm të ngadalshëm. Metabolizmi i shpejtë ndihmon organet e të rinjve, por ndërsa plakemi, trupi ynë e transformon ushqimin në energji më ngadalë. Pra, pas të 30-ve, fillojmë të humbim një masë të vogël të muskujve, humbja e peshës bëhet më e vështirë dhe oreksi bie. Këto efekte nuk mund të tingëllojnë shumë magjepsëse, por një metabolizëm i ngadalshëm ndihmon në vonimin e efekteve negative të plakjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154