INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulja e taksës nga 15 në 5% për bizneset Rama, do të ulë informalitetin dhe do të rrisë punësimin

Ulja e taksës nga 15 në 5% për bizneset Rama, do të ulë informalitetin dhe do të rrisë punësimin

Publikuar më: 11:42 08-01-2019

Në këtë fillim viti Edi Rama ka vendosur që të vëzhgojë në terren bizneset me xhiro vjetore nga 8 në 14 milion lek, të cilat do të përfitojnë nga ulja e taksës nga 15 në 5% .vetë biznesmenët pranojnë se ulja e taksës i ndihmon jo vetëm në zgjerimin e aktivitetit por edhe të rrisë pagesën për punonjësit. 

Qytetari:
Drejtuesi i sipërmarrjes shprehet i kënaqur që kërkesa për prodhimet e tij, sa vjen dhe shtohet, duke i dhënë mundësi që jo vetëm të rrisë xhiron vjetore, por edhe të paguajë një taksë më të ulët. “Sivjet kemi dhe me shumë porosi normalisht. Deri vjet xhiro vjetore ka qene tek 8 milionë lekë të reja. Kjo nuk na jepte mundësi të zgjeroheshim si biznes. Këtë vit, nga 8 milionë do të shkojmë në 14. Kjo gjë na jep mundësi që ne të zgjerohemi si biznes, të shtojmë punëtorët. Gjithashtu ai 15 % tatim-fitim që është bërë 5%, na jep më shumë dorë që të ecim më përpara dhe të shtojmë punëtorët”.
Në fakt kjo lehtësi e barrës financiare do të eliminojë edhe informalitetin në këto biznese, thotë me bindje kreu i ekzekutivit. Ndërsa vendimi sipas Edi ramës do të ndikojë edhe tek punësimi i qytetarëve.
Edi Rama:
“Me rritjen e xhiros vjetore deri në 14 milionë lekë që përfiton nga tatimi mbi fitimin 5%, biznesi i vogël çlirohet nga informaliteti dhe deklarimet abuzive, të cilat bëheshin për të mos paguar detyrimin prej 15% të tatim-fitimit”.

Article Logic
Execution time: 0.0040378570556641