INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulla “djeg” edhe Gjermaninë, Franca në alarm mbyll shkollat

Ulla “djeg” edhe Gjermaninë, Franca në alarm mbyll shkollat

Publikuar më: 12:29 26-06-2019

Vala e të nxehtit ka përfshirë shumë shtete europiane mes tyre edhe Gjermaninë, një vend kryesisht i ftohtë

Temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në Gjermani, pasi vala e nxehtësisë me nofkën ”Ulla” po përshkon gjithë vendin.

 Rajonet e vetme që u kursyen nga nxehtësia ekstreme ishin përgjatë Detit të Veriut, ku temperaturat do të mbeten në 29 gradë celsius.

Temperaturat në rajonin e Frankfurtit shënuan 39 gradë dhe në disa vende tejkalonin edhe 40 gradë.

Gjermania nuk është vendi i vetëm në Europë me këtë valë ekstreme.

Në disa pjesë të Francës, zyrtarët paralajmëruan se temperaturat do të tejkalonin 40 gradë celsius.

Në disa rajone është marrë vendimi që shkolla të ndërpritet, ndërsa janë marrë masa që pishinat, qendrat të qëndrojnë hapur me orë të zgjatura.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496