INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ultimatum presidentit Nicolas Maduro, çfarë kërkon Europa

Ultimatum presidentit Nicolas Maduro, çfarë kërkon Europa

Publikuar më: 18:46 26-01-2019

Shtetet europiane Spanja, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, që të thërrasë zgjedhjet brenda 8 ditësh, përndryshe ato do të njohin zyrtarisht opozitën. Europa kërkon që në Venezuelë të zhvillohen zgjedhje të lira.

Maduro është nën presion, pasi rivali i tij Juan Guaidó e shpalli veten president. Disa vende, mes të cilëve SHBA, por edhe Shqipëria e Kosova, e kanë njohur Guaidón si president.

Presidenti Maduro, që e ka akuzuar kreun e Asamblesë Kombëtare Guaidó se ka kryer një “grusht shteti” dhe ka prerë lidhjet me SHBA, u betua për një mandat të dytë më herët këtë muaj. Por, votimi u shënua nga bojkoti i opozitës dhe akuzat për manipulim votash, gjë që çoi edhe në protesta të mëdha antiMaduro.

Të shtunën, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se Spanja kishte përgjegjësi ndaj Amerikës Latine.

“Ne – tha ai, – nuk kërkojmë të ndryshojmë apo rrëzojmë qeveri. Ne duam demokraci dhe zgjedhje të lira në Venezuelë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207