INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ultimatumi i fundit /A do të bindet sot Katalonja e çfarë rrezikon

Ultimatumi i fundit /A do të bindet sot Katalonja e çfarë rrezikon

Publikuar më: 09:37 19-10-2017

Kjo e enjtje konsiderohet dita e cila do t’i japë zgjidhje fatit të Katalonjës e cila votoi masivisht për të qënë e pavaruar nga Spanja.

Të paktën këto orë janë vendimtare pasi ka qënë vetë Madridi i cili i ka dhënë ultimatum liderit katalanas Puigdemont.

Nëse Puidgemont nuk heq dorë nga përpjepja për pavarsi, Spanja ka paralajmëruar se do t’i pezullojë rajonit autonominë që ka deri më sot.

Por nëse lideri i rajonit vendosë të shpallë përfundimisht pavarisnë atëherë do të hyjë në fuqi neni 155 i Kushtetutës së Spanjës i vendosur në 1978.

Ky nen i lejon Madridit zyrtar që në kohë krize të imponojë sundim të drejtpërdrejtë.

Po ashtu, neni 155 i Kushtetutës, parashikon që qeveria qendrore mund të marrë direkt kontrollin, total ose të pjesshëm të kompetencave të deleguara, për shembull, policinë, financimit, edukimin. Që kjo të aplikohet, është i nevojshëm aprovimi i mazhorancës absolute të senatorëve.

Pak ditë më parë lideri katalonas kërkoi 2 muaj kohë dialog por kjo nuk u pranua nga kryeministri Rajoy.

Kërkesa e Katalonjës për pavarsi ka sjellë trazira të shumta në Spanjë duke u konsideruar si një nga krizat më të rënda të këtij shteti.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053