INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ultimatumi i fundit i opozitës! Ja kush është…

Ultimatumi i fundit i opozitës! Ja kush është…

Publikuar më: 14:36 23-02-2016

Pas mbledhjes së grupit të djathtët kanë marrë një vendim, që ditën e enjte në seancën parlamentare nëse nuk plotësohen disa kërkesa të tyre do të bëjnë të pamundurën, që puna në kuvend të bllokohet. Ky mesazh është bërë me dije nga Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke lajmëruar kështu bojkot të parlamentit në rast se mazhoranca nuk fut në fuqi, Ligjin e Dekriminalizimit. Madje Basha theksoi që menjëherë duhet të largohen nga Kuvendi deputetë që kanë “gjakosur”, si Armando Prenga, por edhe ata, që kanë përdorur fondet publike, si Koço Kokëdhimën, Valentina Leskaj dhe Rakip Sulin.

“Përballja do të nisë të enjte me një sërë kushtet, mosplotësimi i të cilave do të çojë në masat e grupit parlamentar të PD-së për të pamundësuar zhvillimin e parlamentit e ky është shansi i fundit, që i jepet qeverisë.” – tha kreu i PD-së.

Article Logic
Execution time: 0.0033788681030273