INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uma Thurman thyen kockat në aksidentin fatkeq!

Uma Thurman thyen kockat në aksidentin fatkeq!

Publikuar më: 15:08 23-06-2016

Nuk është një periudhë e mirë për aktoren hollywood-iane Uma Thurman.

Ylli i filmit “Kill Bill” po rekuperohet nga dëmtime të rënda si pasojë e një aksidenti kalërimi. Mësohet se artistja 46 vjeçare ka rënë nga kali i saj dhe shumë kocka në trupin e saj janë thyer. Përfaqësues të Thurman deklarojnë se ajo po stërvitej me kalin e saj në kohën kur ra viktimë e aksidentit fatkeq. Mësohet se diçka e ka trembur kalin, çka është edhe arsyeja për të cilën ka dalë nga kontrolli dhe e ka hedhur kalorësen e tij në tokë. Kjo nuk është hera e parë që dëmtime të tillë u ndodhin aktorëve, ndërkohë që kujtojmë se më i rëndi është ai i ish yllit të Superman, Christophor Reeves, i cili ngeli tërësisht i paralizuar deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654