Banorët e Unazës së Re kanë vijuar me protestat duke hyrë sot në ditën e 12. Sot ata janë zhvendosur përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku i bëjnë thirrje kryetarit, të tërheqë vendimin.
Situata atje është e tensionuar, pasi banorët kanë hedhur tymuese, vezë e shashka drejt Bashkisë. Turma i është afruar kordonit të policisë duke tentuar ta çajnë atë dhe të futen në Bashki, kjo ka sjellë dhe një përplasje mes tyre.
Tek Bashkia ka një numër të shtuar të policisë, policia e rendit, policia bashkiake dhe Forcat Shqiponja”.
Ndërkohë brenda në Bashki po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.