Edhe pas protestave të shumta ndërtimi i Unazës së Re nuk ka ndërmend të ndalojë. Në natën e mbrëmshme punëtorët kanë filluar heqjen e punimit artistik “Shqiponja”, nga ku mori emrin edhe sheshi në hyrje të Tiranës.
Protestat vazhdojnë edhe sot për projektin, i cili mund të shkatërrojë edhe shumë shtëpi e biznese. Banorët kërkojnë një dëmshpërblim më të lartë se ai i premtuari.
Kujtojmë se dje për disa orë banorët e kësaj zone bllokuan të dyja anët e Unazës së Re, ndërsa protestuan me pankarta në duar. Bashkë me ta kanë qenë edhe disa deputetë të PD-së, të cilët i kanë mbështetur këta banorë.