INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unaza e Re/ Nis verifikimi i dokumentacioneve në terren, qytetarët bllokojnë punonjësit e ARRSH [FOTO]

Unaza e Re/ Nis verifikimi i dokumentacioneve në terren, qytetarët bllokojnë punonjësit e ARRSH [FOTO]

Publikuar më: 11:55 26-11-2018

Pengohet puna e punonjësve të ARRSH tek unaza e re, të cilët kanë zbritur në terren për të verifikuar të gjithë dokumentacionet për banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së madhe. Ata po kërkojnë t gjithë dokumentacionet, të cilët më pas do të shërbejnë për shpronësimet e të gjithë atyre qytetarëve që ju prishet objektet nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Por ata kanë hasur në vështirësi nga qytetarët, të cilët kanë tentuar të bllokojnë punën e tyre. 

Njoftim i ARRSH
Sikurse është njoftuar paraprakisht, sot janë në terren grupet e punës së ARRSH, Bashkisë Tiranë dhe ALUIZN-it. Inxhinierët e ARRSH po shkojnë në ato objekte banorët e të cilëve kanë depozituar pranë këtij institucioni dokumentacionin e pronësisë dhe kanë kërkuar të vazhdohet me verifikimet dhe procedurën e shpronësimit.
Gjatë punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banorëve me dokumentacion pronësie të cilët kanë qenë të pranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH.
Në këtë formë, këta individë po mohojnë të drejtën e pronarëve të ligjshëm për një proces verifikimi të banesave të tyre.
Inxhinierët e ARRSH po vazhdojnë procesin e verifikimit në terren të shoqëruar edhe nga punonjësit e Policisë së Shtetit”.

 arrsh_2.jpg

 

arrsh_3.jpg

arrsh4.jpg

arrsh_5.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887