INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UNAZA E RE/ Qeveria miraton dëmshpërblimin për banorët, ja sa do të jetë

UNAZA E RE/ Qeveria miraton dëmshpërblimin për banorët, ja sa do të jetë

Publikuar më: 18:23 17-04-2019

Qeveria shqiptare ka miratuar fondin e dëmshpërblimit për një pjesë të banorëve të Unazës së Re në Tiranë që preken nga zgjerimi i rrugës nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.

Në vendimin e qeverisë, përcaktohet fondi prej 1 miliardë e 224 milionë lekësh. Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”, e vendimi hyn në fuqi ditën e sotme.

Sipas VKM-së, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi fillon procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162