INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unaza e Re, shembet një godinë 3 katëshe tek Astiri

Unaza e Re, shembet një godinë 3 katëshe tek Astiri

Publikuar më: 16:33 13-12-2018

Qeveria nuk e ndalon për asnjë moment punën për ndërtimin e Unazës së Madhe. Edhe pse ui anulua tenderi për lotin e parë, autoritet po vijojnë punën për shembjen e godinave që preken nga dnërtimi i Unazës. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur një tjetër godinë 3 katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astiri, duke i hapur rrugë projektit.

Operacioni për prishjen e kësaj godine ka nisur që në orët e para të ditës së enjte dhe mjetet e rënda të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë bërë shembjen e saj në mënyrë që të mos ishte pengesë për vijimin e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor.
Ndërkohë, ka vijuar puna edhe me prishjen e objekteve të tjera që ngriheshin në gjurmën e Unazës së Madhe, duke krijuar kështu mundësi për hapjen e kantierit të ndërtimit të rrugës. Po ashtu, ndërmarrjet e bashkisë janë kujdesur që pas procesit të prishjes së ndërtimeve pa leje të bëjnë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

Article Logic
Execution time: 0.0035881996154785