INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unaza e Re. Të hënën nis vlerësimi i pronave në terren dhe më pas hartohet VKM për shpronësimit

Unaza e Re. Të hënën nis vlerësimi i pronave në terren dhe më pas hartohet VKM për shpronësimit

Publikuar më: 15:50 23-11-2018

Pavarësisht protestës, qytetarët i janë drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar lidhur me ndërtesat që ata kanë në zonën ku pritet të ndërtohet një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës. Ndërkohë në një prononcim për mediat Holta Deda, përgjegjësja e Sektorit të Sigurimit të Tokës pranë ARRSH sqaroi sot se deri më tani janë pritur mbi 60% e qytetarëve të prekur nga projekti i Unazës së madhe. Kjo është e konfirmuar dhe me listë prezencën dhe fotografitë nga sqarimet e zhvilluara pranë zyrave të ARRSH.

Holta Deda:
“Nga këta, 50 qytetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një përgjigje zyrtare. Pra, deri më tani, 50% e qytetarëve që posedojnë dokumenta pronësie janë paraqitur pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Janë të lutur të gjithë qytetarët që posedojnë dokumente pronësie të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave të ARRSH ku punohet me orar të zgjatur deri në 20:00 të mbrëmjes”.
Ndërkohë të hënën ë hënën, grupet e inxhinierëve nisin vlerësimin në terren dhe vetëm më pas qeveria do të bëjë gati VKM për shpronësimet.
Holta Deda:
“Kjo në mënyrë që të mundësohet dalja e Vendimit të Këshillit të Ministrave me vlerat përkatëse të shpronësimit në një kohë sa më të shpejtë. Gjithë ekipi i inxhinierëve të ARRSH e ndjekin me një prioritet maksimal kryerjen e procedurave ligjore të shpronësimit të Unazës së Tiranës”.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666