INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UNAZA E RE/ Vazhdon PROTESTA e banorëve: Lironi vëllezërit tanë...

UNAZA E RE/ Vazhdon PROTESTA e banorëve: Lironi vëllezërit tanë...

Publikuar më: 18:28 29-11-2018

Dy protestues të zonës së Astirit janë arrestuar sot nga policia e Tiranës, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë.

Renato Llula 41 vjeç dhe Kujtim Ylli 58 vjeç kanë rënë në prangat e policisë, me akuzën pjesëmarrje në shërbim të paligjshëm. Qytetarët po gjykohen në gjendje të lirë, ndërkohë shkaku i arrestimit të tyre është bërë bllokimi i aksit të Unazës së Re.
Nga ana tjetër, protesta e banorëve po vijon ende pavarësisht ngjarjes së ndodhur.

Banorët kanë bllokuar rrugën dhe bëjnë thirrje për lirimin e dy të arrestuarve.

Vëllai i një prej protestuesve të arrestuar, Kujtim Yllit u shpreh se do mbrojë me çdo formë banesën e tij dhe nuk do lejojë të prishet.

“Më kanë arrestuar vëllain. Të mos bëjnë arrestime se është turp. Edhe 25 vite burg të bëj, ajo shtëpia ime kur të kalojë mbi gjakun e fëmijëve të mi, të 4 vëllezërve të mi dhe në trupit tim, atëherë do mund ta prishin. Po na morri shtëpinë le të më marri dhe nderin e gruas. Unë kam ardhur për të ardhmen e fëmijëve të mi këtu”- tha ai.

Deputetet e LSI Endrit Braimllari dhe Silva Caka janë në mbështetje të banoreve protestues të Astirit.

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338