INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unaza e Tiranës. Gjiknuri: 70 mln euro për rrugën dhe nënstacionin elektrik në Kombinat

Unaza e Tiranës. Gjiknuri: 70 mln euro për rrugën dhe nënstacionin elektrik në Kombinat

Publikuar më: 13:43 02-06-2018
Rreth 60 mln euro do të kushtojnë investimi për përfundimin e një prej segmenteve të unazës së Tiranës për te sheshi Shqiponja. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi nga Kombinati se në këtë zonë do të investohen edhe 10 mln euro për një nënstacion të ri elektrik.
 
 “Shumë shpejt do të fillojmë edhe pjesën e mbetur të Unazës së Tiranës, për të dalë te sheshi ‘’Shqiponja’’ një investim i rëndësishëm që do të shkojë rreth 60 milion euro për të lehtësuar trafikun. Jemi duke diskutuar edhe me partnerë privatë për të bërë rrugën nga Kashari në Rrogozhinë. Qeveria ka bërë ndërhyrjet e saj edhe në infrastrukturën energjetike. Këtu kemi bërë shumë investime në energji dhe së shpejti fillojmë një investim shumë të rëndësishëm prej 10 milion eurosh për zonën e Kombinatit. Është një nënstacion i ri elektrik dhe një pjesë e rrjetit elektrik, i cili do të rinovohet totalisht”, tha Gjiknuri. 
 
Ndërkaq, kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi disa nga ndërhyrjet që janë parashikuar për Kombinatin në infrastrukturën rrugore, çerdhe dhe shkolla.
 
 “Më vjen mirë që disa gjëra i kemi prekur që në fillim, si rregullimi i çerdheve dhe kopshteve. Kemi ndërtuar shkollën e re “Betim Muço” dhe kemi në plan të ndërtojmë edhe një tjetër te zona e Astirit. Gjithashtu, ju falenderoj për mirëkuptimin sepse po punojmë te blloku i “Misto Mames”, e po ashtu edhe zona te “Musine Kokalari” po bëjmë bllokun tjetër, të cilat do t’i përfundojmë brenda verës”, u shpreh Veliaj.
 
gjikno-666x383.jpg
 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032269954681396