INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unaza e Tiranës, Gjiknuri: Brenda vitit nis puna në aksin Shkolla Teknologjike-Sheshi Shqiponja

Unaza e Tiranës, Gjiknuri: Brenda vitit nis puna në aksin Shkolla Teknologjike-Sheshi Shqiponja

Publikuar më: 13:48 18-03-2018

Përfundojnë punimet në segmentin e rrugëve që lidhin Kodrën e Diellit dhe Komunën e Parisit, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishin sot të pranishëm në hapjen e segmentit të rrugëve. Përfundon segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Re Tiranë-Elbasan dhe vazhdon deri në segmentin tjetër Komuna e Parisit- Shkolla Teknologjike. 

unaza_1.jpg

“Ka mbaruar ndërtimi i të gjithë rrugëve lidhëse dhe ndihmëse që lidhin komunitetin e Kodrës së Diellit dhe Komunës së Parisit me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Gjithashtu, ka përfunduar ndërtimi i kolektorit të shkarkimit të ujërave të bardha dhe të zeza nga Kodra e Diellit duke e lidhur me lumin e Lanës. Nuk do të kemi më probleme me përmbytjet dhe ruajmë investimin e bërë në lidhje me Unazën bashkë me gjithë këtë pjesë. Nga ana tjetër, është bërë plotësimi i të gjithë elementëve të sinjalistikës dhe elementëve mbrojtës për sigurinë e këmbësorëve por edhe për sigurinë e gjithë investimit të kryer”, u shpreh drejtori i ARRSH, Afrim Qendro. Ai tha se projekti i ka ardhur në ndihmë komunitetit pasi është ndërtuar edhe rruga që lidh banorët me të vetmen shkollë të kësaj zone e cila deri më tani përmbytej prej ujërave. Ministri Gjiknuri tha se tanimë këto rrugë lidhëse bashkë me Unazën janë me standardet më të larta ndërsa pritet të ketë lehtësim të trafikut në këtë zonë. “Ky segment që do të sjellë një lehtësim të madh të trafikut në zonën e Liqenit pasi ishte krijuar një problem tek diga me tendencën për tu futur në unazë. Tanimë kjo është një tjetër rrugë shfryrëse e cila lehtëson jashtëzakonisht trafikun”, theksoi Gjiknuri. Ministri njoftoi se brenda këtij viti fillojnë punimet edhe për segmentin e Unazës së Madhe nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja që do të transformohet plotësisht duke llogaritur pjesën kryesore të Unazës, mbikalim-nënkalim ashtu sikurse rrugët dytësore. “Ky projekt nuk do të përfundojë këtu. Projekti do të vazhdojë deri tek ‘Sheshi Shqiponja’. Brenda këtij viti do të vazhdojmë punimet deri tek ‘Sheshi Shqiponja’ që të bëhet e mundur që lidhja direkte e unazës me aksin Tiranë-Durrës. Do të thotë një lehtësim i madh i trafikut dhe kemi të bëjmë me një nga veprat më madhore të investimeve publike. Janë projekte kryesore dhe fokusi i katër viteve të ardhshme do të jetë përfundimi i rrugëve të nisura, plotësimi i gjithë rrjeteve kryesore, nyjeve kombëtare”- deklaroi Gjiknuri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022540092468262