INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Unaza magjike’ që ju mbron nga ‘SIDA’, je se për çfarë përdoret...[FOTO]

‘Unaza magjike’ që ju mbron nga ‘SIDA’, je se për çfarë përdoret...[FOTO]

Publikuar më: 09:06 19-01-2018

Shkenca në mjekësi po avancon me ritme galoponte dhe tashmë kostoja për të parandaluar transmetimin e virusit HIV, nëpërmjet një pasisje të thjeshtë është vetëm 5 dollarë.

Bëhet fjalë për unazën vaginale, protagoniste të dy studimeve me rastin e Conference on Retroviruses and Opportunistic Infection në Boston, SHBA.

Studimi i parë i titulluar “Use of a Vaginal Ring Containing Dapivirine for HIV-1 Prevention in Women”, u publikua në revistën shkencore ‘New England Journal of Medicine’, ndërsa i dyti nuk ka dalë ende, por pritet të publikohet së shpejti.

Por ku konsiston kjo unazë? Bëhet fjalë për një diapozitiv që çliron dapivirinë dhe që interferon me virusin HIV, duke penguar përhapjen e tij. Nuk bëhet fjalë për një risi të mirëfilltë, pasi studiuesit po punojnë prej vitesh, por vetëm tani studimet kanë zbuluar efikasitetin.

Studimi i parë u bë mes gushtit të vitit 2012 dhe qershorit të vitit 2015 në 2629 gra me moshë nga 18 deri në 45 vjeçe në Malaëi, Afrikën e Jugut, Ugandë dhe Zimbave.

Pjesëmarrëset në studim u ndanë në dy grupe, ku grupit të parë iu vendos anela vaginale dhe tjetrit jo. Të dhënat e akumuluara treguan një reduktim të infeksionit me HIV në masën 27% tek gratë që kishin vendosur unazën vaginale me dapivarinë, shkruan noa.al.

Studimi i dytë u krye tek 1959 gra në Afrikën e Jugut dhe Ugandë, ku u përsërit i njëjti studim dhe reduktimi i infeksionit nga përdorimi i unazës vaginale ishte 30.7%.

Natyrisht efikasiteti nuk është 100% por rezultatet e deritanishme premtojnë shumë. Kujtojmë se më shumë se gjysma e 35 milionë personave në botë të prekur me HIV janë femra, pjesa më e madhe e të cilave jetojnë në Afrikë. (huazuar nga Lajme.al)

rth_w45_q.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036427974700928