Dukesha Meghan Markle vizitoi shtëpinë e të moshurarve në Tëickenham.
Ajo që ra në sy ishtë një unazë e re nga marka turke Kismet by Milka, e cila është pjesë e koleksionit të saj.
Unaza përmban një hamsa me një sy në mes. Hamsa njihet edhe si Dora e Fatimes në Islam dhe Dora e Miriamit në Judaizëm, dhe është një simbol i mbrojtjes. Duke qenë se hamsa eshtë e drejtuar për poshtë, kjo do të thotë se është e hapur për “të gjithë bollëkun dhe mirësinë e universit”.
Gjithashtu thuhet se ky pozicion sjell pjellshmëri, fat të mirë dhe lutje të përmbushura, gjë që është e përsosur duke pasur parasysh që dukesha është në pritje të fëmijës së parë dhe gjithashtu, bën vazhdimisht projekte të reja bamirësie.