Ajo vijon suksesin muzikor por ne nuk harrojmë disa nga hitet e saj. E ftuar në emisionin e fundjavës ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, Soni Malaj u testua me disa nga tekstet e këngevë të hershme, moment që solli shumë të qeshura mes saj dhe Ermalit.
Mjaftoi që të dy të ngacmonin pak kujtesën dhe Ermali ta pyeste për këngën ‘E vogla’ dhe diskutimin e atëhershëm për mbathjet në klip.
‘Stiliste ishte partnerja e Aleksandrit, regjisorit. I thashë troç, unë do vesh 4 mbathje? (qesh). Çuditërisht atë këngë e pëlqejnë shumë të huajt’.
Po partneri i Sonit, Klevi? Mesa duket edhe ai e preferon shumë këtë këngë.
‘Ai çmendet për këtë këngë’.
Ermali e pyet edhe për këngën që ajo preferon më pak dhe Soni e ka një përgjigje. Zbulojeni pas minutës së 21-të intervistës në ‘Një kat më lart’.