Kënga e fundit e Dafina Zeqirit është “Malli”, e cila siç ndodh përgjithësisht me projektet e saj, ka arritur afër 3 milion klikime në pak ditë. Por Dafina nuk ndalet dhe ajo ka paralajmëruar një këngë të rë, “Dhimbja”. Por paritur rrjeti ka thënë se kjo këngë i dedikohet Ledrit, ish të dashurit të saj dhe këto fjalë kanë shkuar edhe në veshin e Sara Hoxhës, partneres aktuale të Ledrit dhe nënës së vajzës së tij.
“Krejt ç’ka i pate ti mer ajo tjetra..
Te ti une jom ajo e vjetra!
Sjena une ajo njejta :/
I dont mind qe u TERHEKA”, janë vargjet e këngës.
Pyetja për Sarën: “Cfarë mendon për editimet që janë bërë në TikTok me këngën e re të Dafit për ty dhe Ledrin”?
“Super ide marketingu kushdo që e ka bërë, i lumtë. Me të vërtetë”, është përgjigjur Sara me shenja pikësimi, e cila nuk ka preferuar ta marrë me sportivitet dhe shkaka siç bën me pjesën më të madhe të pyetjeve në Instagram.