Avicii, emri i të cilit në të vërtetë ishte Tim Bergling, ishte i gjetur i vdekur në qytetin e Muscat të Omanit, të premten në moshën 28-vjeç.
Lajmi se u nda nga jeta DJ dhe producenti i famshëm në të gjithë botën, Avicii ka tronditur të gjithë fansat e muzikës dhe artit.
Ai ishte një nga DJ më të mirë në botë dhe me plot gojën e themi që na ka dhuruar shumë hite të cilat do të dëgjohen gjithmonë. Vdekja e tij e shokoi të gjithë botën, familjen, fansat dhe industrinë e muzikës.
Në dokumentarin e fundit të bërë nga Avicii kishte deklaruar se ai ‘po shkon’ për të vdekur nëse ai nuk e ndalon performancën në eventet muzikore.
Dokumentari ishte bërë publik në tetorin e vitit të kaluar, raporton “DailyMail”.
Krijuesi i filmave dhe dokumentarëve, Lecan Tsikurishvili që për një kohë të gjatë ka qenë shok i Aviciit, e ka përcjellë artistin suedez për katër vite radhazi.
Ai ishte një DJ më të paguar në botë sipas Forbes. Vetëm për një natë, ai kishte marrë 250,000 dollarë.
Në moshën 21-vjeç, ai u diagnostikua me pacreatitis akute – një inflamacion potencialisht kërcënues për jetën e pankreasit – pjesërisht e shkaktuar nga pija e tepruar.