INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Unë ju pushoj nga puna”! Katy Perry kërcënon intervistuesit pasi pranon se merr ilaçe për nervat! [VIDEO]

“Unë ju pushoj nga puna”! Katy Perry kërcënon intervistuesit pasi pranon se merr ilaçe për nervat! [VIDEO]

Publikuar më: 10:59 23-02-2017

Ajo u sigurua që të jepte spektakël para kamerave që përpara se të futej në skenën e Brit Aëards 2017...një spektakël shumë të çuditshëm.

Ajo dha një intervistë të habitshme për George Shelley dhe Lilah Parsons në O2 Arena në Londër mbrëmjen e djeshme. Ylli i muzikës pap i tha dyshes së prezantuesve gjatë intervistës së shkurtër se do t’i pushonte, pak para se të pranonte që merr ilaçe për të qetësuar nervat e saj. Gjithçka filloi kur ajo po tregonte se sa shumë e do artistin britanik Ed Sheeran, ndërkohë që një nga prezantuesët me shaka i tha që “Ok, nuk do të të mbajmë shumë”. Përgjigja e bukuroshes 32 vjeçare ka qenë jo vetëm e menjëhershme, por edhe shumë e hidhur: “Në rregull, po largohem”. Aty ndërhynë prezantuesit të cilët e mbajtën që të mos ikte, por ky ishte vetëm fillimi. Sjella e çuditshme e Perry vazhdoi me batutën se merr ilaçe për nervat, dhe u mbyll edhe më shëmtuar në fund. Kur prezantuesit e thanë që “Na duhet të të lëmë të shkosh” në fund të intervistës, Katy ua përplasi gjithçka kishte edhe një herë në fytyrë: “Ju më lini të iki? Unë ju pushoj nga puna”! Shaka ose jo, nuk e vëmë dorën në zjarr. Varet çfarë efekti i bëjnë ilaçet. 

Article Logic
Execution time: 0.0039148330688477