INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Unë nuk e meritoj këtë''/ Pas rrëfimit të Beatrix Ramosajt mbi bullizmin, reagon papritur Bora Zemani

''Unë nuk e meritoj këtë''/ Pas rrëfimit të Beatrix Ramosajt mbi bullizmin, reagon papritur Bora Zemani

Publikuar më: 09:30 04-05-2022

Ditën e djeshme në “Për’puthen” është folur për bullizmin dhe diçka për të thënë rreth këtij fenomeni e kishte edhe Bora Zemani.

Neritani ka bërë një rrëfim prekës lidhur me peshën e tij dhe komentet bullizuese. Ai tha se vite më parë ka vuajtur nga depresioni dhe i është dashur të marrë ilaçe. Kjo i shkaktoi atij shtim në peshë dhe prej andej nuk ka mundur të rikthehet në formë. Neritani tha se nuk është ndjerë kurrë aq keq sa është ndjerë kur është bërë pjesë e “Për’puthen” pasi është bullizuar jo vetëm nga publiku por edhe konkurrentët konkretisht Laureta.

Lidhur me këtë Bora tha se njerëzit publikë bullizohen nga kushdo që komenton jetën e tyre pa të drejtë. Moderatorja tha se nuk ka të bëjë thjesht me fakti nëse këto komente i merr apo jo në konsideratë sepse ato ndikojnë në gjendjen psikologjike dhe emocionale.

“Këtu nuk ka të bëjë nëse e merr apo jo diçka për bazë. Por ka të bëjë me komentimin e të tjerëve të cilëve ti u jep diçka nga vetja, tregon vlerat e tua por komentohesh për pamjen fizike. Ne që jemi pjesë e ekranit të drejtën për të na bullizuar mund ta ketë kushdo përtej një telefoni. Është ok të thuash “Mos i konsidero”, por gjithsesi ato ndikojnë në gjendjen tënde. Janë vërtetë probleme që hasen çdo ditë në shoqërinë tonë edhe duke u trajtuar në programe televizive dhe reality jepen mesazhe për të stopuar komentet e njerëzve në rrjetet sociale dhe jetën e përditshme për të gjithë ata që ndihen në trysni nga këto komente që bëhen nga kushdo që nuk i takon të komentojë”.-deklaroi Bora.

Ky diskutim në emision vjen pak ditë pasi Beatrix Ramosaj foli hapur publikisht për bullizmin online. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Beatrix shprehej se ka qenë pjesë e showbizit që 15 vjeç por kurrë nuk është përmendur në skandale a debate online. Këngëtarja thoshte se këto tre muaj ajo, familja e saj dhe njerëzit që e kanë mbështetur kanë rënë ‘pre’ e sulmeve online dhe e bullizimit. Ajo shprehej se kishte vendosur të heshte por ka parë se presioni nuk ka mbaruar andaj vendosi të flasë. Në fund, Beatrix e mbylli videon duke deklaruar se çdo njeri që do e ofendojë apo i prishë imazhin në vijim do përballet me ligjin.

Article Logic
Execution time: 0.0032908916473389