Reagon Rama me tone të forta kundër atyre që e akuzuan se ai është prishësi i kulles së Prenk Calit.
Në një deklaratë të bërë në Facebook Rama thotë: “Unë prishës i kullës se Prenk Calit? Bosh se bosh u mbeti koka o të shkretë që veç shani për çka sajoni vetë, s’ka derman për ju vajmedet”.
Ai replikën me akuzuesit, për të cilët thotë se nuk kanë derman, sajojnë vetë dhe shajnë vetë për ato që sajojnë.