INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UNESCO anulon koncesionin për  ndërtimin e hidrocentralit të Bushtricës

UNESCO anulon koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Bushtricës

Publikuar më: 13:54 30-08-2017

UNESCO ka detyruar ministrinë e energjisë dhe industrisë që të anulojë koncesionin për hidrocentralin e Bushtricës pasi një ndër zonat ku hidrocentrali do prek është pjesë e hartës si pjesë Trashëgimisë Botërore .

NJOFTIMI

Drejtoria e koncensioneve, prokurimeve, shpronësimeve dhe privatizimit vendim nr. 3 datë 16/8/2017 për anullimin e procedurës “dhenie me koncesion e hidrocentralit “bushtrica 4”

Në mbështetje te Ligjit nr. 125/2013 “Per koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, Nenit 24 te Ligjit nr. 9643 date 20.11.2006 “Per prokurimin publik” i ndryshuar, VKM nr. 575 datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar, PËR

ARSYE SE: Zona e parashikuar për zhvillimin e projektit ne kuotat 1336-820 m.m.n.d në Lumi Bushtricës, sipas koordinatave përkojnë brenda territorit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, ku një pjesë e mirë bie edhe në zonën e përcaktuar si Nënzonë Qendrore e Rrajcës, me shkallën më të lartë të mbrojtjes dhe së fundmi edhe me zonën pyjor që u shpall nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës.

Si rrjedhojë, referuar Ligjit për Zonat e Mbrojtura datë Nr. 81/2017, datë 04.05.2017, Neni 16, pika 2 germa (c) nuk mund të lejohet asnjë lloj aktiviteti njerëzor.

VENDOS: Anulimin e procedurës konkurruese “Dhënie me koncesion e hidrocentralit “Bushtrica 4”.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166