“Për t’í Dhënë Fund Dhunës Ndaj Grave” financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNDP, UN Women dhe UNFPA në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë kane iniciuar projektin TRUPI IM E DREJTA IME.
Në muajin shtator ka nisur përzgjedhja e 20 artistëve të rinj në zhanrin e fotografisë dhe ilustrimit, 10 për secilën kategori.
Të përzgjedhurit janë trajnuar nga profesorë të ilustrimit Ardian Isufi dhe Harri Aleksi, për fotografinë Anna Ehrenstein si edhe psikologe Anila Sulstarova dhe punonjësja sociale Izela Tahsini. Trajnimet shërbyen që të rinj të moshave 15-29 vjeç të njihnin konceptin e autonomisë trupore dhe të përkthenin ndjesitë e tyre në një punim fotografie ose ilustrimi që do të shërbejë sadopak në informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve dhe jo vetëm, rreth kësaj tematike.
Me 20 punimet e këtyre të rinjve është krijuar një ekspozitë lëvizëse e cila ka shëtitur për disa javë në pedonalet e qyteteve të Korçës, Shkodrës dhe tashmë e gjeni edhe në pedonalen Murat Toptani në Tiranë prej datës 25 nëntor- 10 dhjetor, ditë të cilat përkojnë edhe me 16 ditët e ndërgjegjësimit në lidhje me këtë temë.