INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UNICEF jep alarmin: Miliona fëmijë po paguajnë çmimet e konflikteve

UNICEF jep alarmin: Miliona fëmijë po paguajnë çmimet e konflikteve

Publikuar më: 15:45 28-12-2017

Fëmjët që jetojnë në zonat e luftës kanë qënë nën sulme të vazhdueshmem sulme tronditëse që në vitin 2017 arritën nivele alarmante.Në një raport të ri, UNICEF-i denoncon se ekziston një mospërfillje e përhapur dhe flagrante ndaj ligjeve ndërkombëtare që synojnë mbrojtjen e personave më të brishtë.

Drejtori i UNICEF-it, Manuel Fontaine tha se fëmijët po shënjestroheshin në shtëpitë e tyre, shkolla e parqe lojrash.

“Vit pas viti sulmet po bëhen të vazhdueshme. Një brutalitet i tillë nuk mund të kthehet në normalitet”, u shpreh Fontaine.

Në deklaratë thuhet se miliona fëmijë po paguajnë cmimet e konflikteve, po vriten, po sëmuren, përdhunohen dhe po pësojnë trauma nga grupet e armatosura.

Unicef vlerëson se gjatë 2017 fëmijët më të prekur nga konfliktet janë ata në Afganistan, në lindje të Ukrainës, jemen, dhe jo vetëm.

Në Afrikën Qendrore, fëmijët vriten, përdhunohen, rrëmbehen e rekrutohen nga grupet e armatosura; në Nigeri e Kamerun, militantët e Boko Haramit detyruan të paktën 135 fëmijë që të ndërmerrnin sulme kamikaze, gati 5 herë më shumë se në vitin 2016; Mianmari, fëmijët rohingia kanë vuajtur një dhunë të paprecedentë.

Në Irak dhe në Siri fëmijët janë përdorë si mburoja, të ngecur nën rrënoja. Kanë qënë ata që kanë përjetuar bombardimet e dhunshme.

UNICEF-i në deklaratën e tij u bëri thirrje palëve të përfshira në konflikte që të respektojnë detyrimet mbi bazën e ligjit ndërkombëtar, duke i dhënë menjëherë fund sulmeve ndaj fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415