INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unicef përgëzon miratimin e ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës

Unicef përgëzon miratimin e ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës

Publikuar më: 14:33 24-02-2017

Qeveria ka miratuar ligjin “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës” në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë është përforcuar puna ndërsektoriale e qeverisë në drejtim të të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës. Risia që ky ligj sjell është fuqizimi i rolit të administratës publike, e cila tashmë mund të marrë masa të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijës. Gjithashtu parashikohen sanksione të qarta në rast moszbatimi të dispozitave të këtij ligji. Ligji i ri njeh fëmijën si mbartës të të drejtave dhe përcakton se përgjegjësia për t’u kujdesur dhe mbrojtur çdo fëmijë është e përbashkët, e prindërve, qeverisë dhe shoqërisë. Unicef e cilësoi miratimin e këtë ligji si “fitore për vendin dhe për të gjithë vajzat dhe djemtë shqiptarë”, si dhe e konsideron atë si një “hap të shënuar që çon përpara garantimin e të drejtave të fëmijëve”. Unicef shprehet gjithashtu krenar që e ka mbështetur qeverinë në procesin e hartimit dhe konsultimit të këtij ligji.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273