INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Unicef, qeveritarët kanë në dorë jetën e fëmijëve[VIDEO]

Publikuar më: 16:01 05-03-2018

Sistemet shëndetësore në të gjithë gjithë botën ende çalojnë në lidhje me shërbimet ndaj fëmijëve. Ashtu si në botë dhe në vendin tonë ende vdekshmëria foshnjore nuk është shuar, pasi raportet ndërkombëtare tregojnë se ajo në Shqipëri është 6.2 vdekje për 1000 foshnja të lindura. Këto probleme kanë mbledhur sot në një tryezë në Tiranë zyrtarët e shëndetësisë të vendeve të rajonit. Zëvendësministria e Shëndetësisë, Bardhylka Kospiri e quajti sfidë të çdo shteti kujdesin ndaj fëmijëve.

Ndërsa përfaqësuesit e UNICEF që ishin dhe organizatorë të aktivitetit thanë se pabarazitë ekonomike bëjnë që shumë fëmijë të mos rriten shëndetshëm për shkak të aksesit të ulët të shërbimeve dhe varfërisë. Madje në disa vende të pazhvilluara të botës vdekshmëria e fëmijëve është dy deri tre herë më e lartë se mesatarja. UNICEF apelon se qeveritarët kanë në dorë përmes politikave që të shpëtojnë jetën e fëmijëve duke forcuar sistemet shëndetësore.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395