Të shfaqesh keq në fushën e lojës duket se nuk mjafton për Inter, edhe uniforma duhet të jetë qesharake në nivelin e performancës sportive.
Kështu janë shprehur tifozë të ndryshëm zikaltër në rrjetet sociale pas fotove të para që kanë dalë për uniformën që ekipi italian do të përdorë sezonin e ardhshëm. Të shumtë e kanë cilësuar si një “kod me vija”, që është edhe kodi në fund të produkteve që blihen në supermarket, ndërkohë që janë shprehur se ngjan edhe më keq se ajo e këtij viti. Kujtojmë se uniforma e tretë e përdorur këtë vit ishte kritikuar gjerësisht, duke u cilësuar si pija e gazuar “Sprite” për shkak të ngjyrave. Dhe sa vjen e bëhet me keq, të paktën për tifozët.