Danimarka është detyruar të grumbullojë një skuadër me lojtarë rezervistë, përfshirë lojtarë të futsal, për ndeshjen miqësore të së mërkurës kundër Sllovakisë dhe ndeshjen ndaj Uellsit në Ligën e Kombeve të dielën.
Negociatat me lojtarët e rregullt të ekipit të parë për të rënë në ujdi rreth një mos marrëveshjeje për të drejtat e imazhit, kanë ngecur. Sikur Federata e Futbollit e Danimarkës (DBU) të dështonte ta bënte një skuadër, atëherë do të përjashtohej nga Kampionati Evropian i vitit 2020.
Gazeta daneze “Ekstra Bladet” raporton se skuadra e mbledhur nga DBU përfshinë lojtarë të ekipit kombëtar të futsal, një lojë e futbollit të vogël që luhet me pesë lojtarë në njërën anë dhe pesë në tjetrën dhe në fusha kryesisht me dysheme të fortë dhe të mbyllura.