INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unioni i Gjyqtarëve del kundër “Vettingut”: Është antikushtetues, të shfuqizohet [FOTO]

Unioni i Gjyqtarëve del kundër “Vettingut”: Është antikushtetues, të shfuqizohet [FOTO]

Publikuar më: 20:58 04-11-2016

Unioni i Gjyqtarëve në vend e ka vlerësuar si antikushtetues ligjin e Vetting-ut, pjesë e reformës në drejtësi, që do të bëjë vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një deklaratë të Unionit të Gjyqtarëve thuhet se “Ligji për Vettingun është në papajtueshmëri me Kushtetutën”.  Unioni njofton gjithashtu se do t'i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë ligjin.

Aktualisht Vetting-u ndodhet për shqyrtim në Komisionin e Venecias, pasi Gjykata Kushtetuese pranoi ankesën e Partisë Demokratike, e cila pretendon se ligji ka shkelje flagrante të Kushtetutës sepse vendos nën kontrollin e qeverisë institucionet e reja të drejtësisë.

Vetting-u detyron kontrollin e telefonit, mesazheve dhe çdo komunikimi tjetër të personave që do të punojnë në organet e reja të drejtësisë dhe të disa organeve të tjera të drejtësisë, kryesisht atyre të SPAK-ut. Seanca ku do dëgjohen gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit të Vettingut është caktuara data 22 nëntor.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713