INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unioni i Gjyqtarëve: I Paprerecendentë sulmi ndaj Gjyqtarit që pezulloi Çakon

Unioni i Gjyqtarëve: I Paprerecendentë sulmi ndaj Gjyqtarit që pezulloi Çakon

Publikuar më: 13:34 08-06-2016

Deklaratë të paprecedentë. Kështu e cilësoi Unioni i Gjyqtarëve qëndrimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili lëshoi urdhërin për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako. Nëpërmjet një deklaratë të shpërndarë për mediat, Unioni i Gjyqtarëve e konsideroi të papranueshme këtë qëndrim.
Deklarata e Unionit të Gjyqtarëve:
“Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje deklaratën e paprecedente në media dhe reagimin aspak etik dhe insititucional të Ministrit të Brendshëm, ndaj Gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Z. Arjan Aliaj, i cili gjatë ushtrimit të detyrës kushtetuese, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit masa sigurimi personal në funksion të një procedimi penal të iniciuar prej Prokurorisë.
UGJSH vëren se përsëritja e sjelljeve të tilla ka intimiduar gjithë trupën gjyqësore dhe e ka vendosur nën një presion sistematik gjatë ushtrimit të detyrës konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, në funksion të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve.
Këto deklarata dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e një aspirate madhore që është “Reforma në drejtësi’, duke mos patur aspak lidhje me reformën e aspiruar prej Shqiptarëve dhe mbështetur fuqimisht prej Ambasadorëve, vecanërisht nga Z. Lu dhe Znj. Vlahutin. Prandaj, gjejmë rastin të kërkojmë prej tyre që të tregohen të vëmëndshëm dhe të mbajnë qëndrimin e duhur ndaj deklaratave dhe sjelljeve të tilla, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës, parimet themelore të funksionimit të shtetit, apo reformën në drejtësi”.

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391