INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unioni i Sigurisë për BE propozon viza për vendet jo anëtare

Unioni i Sigurisë për BE propozon viza për vendet jo anëtare

Publikuar më: 16:35 19-11-2016

 

"Ne duhet të dimë se kush është duke kaluar kufijtë tanë. Deri në nëntor, ne do të propozojmë një sistem të automatizuar i cili  përcakton kush do të lejohet të udhëtojë në Evropë. Në këtë mënyrë  do të dimë se kush është duke udhëtuar për në Evropë.", është shprehur  Jean-Claude Juncker. Sistemi ETIAS bëhet për të forcuar kontrollet e sigurisë për udhëtarët pa viza.

 ETIAS do të mbledhë informacion mbi të gjithë ata që udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian për të lejuar paraprakisht migracionin e parregullt dhe kontrolle sigurie. Kjo do të kontribuojë në një menaxhim më efikas të kufinjve të BE-së si dhe për të përmirësuar sigurinë e brëndshme.

"Sigurimi i kufijve dhe mbrojtja e qytetarëve  është prioritet dhe ETIAS do të mbyllë një boshllëk informacioni duke e bërë të ardhmen më të lehtë, më të shpejtë , të lirë dhe efektive.

Shtetasit e vendeve të liberalizimit të vizave do të jenë ende në gjendje të udhëtojnë pa viza, por do të duhet të marrin një  autorizim të thjeshtë udhëtimi para se të udhëtojnë.

Kjo do të ndihmojë në identifikimin e personave të cilët mund të paraqesin rrezik për sigurinë në vend.

 Prandaj ETIAS është një hap i rëndësishëm përpara drejt sistemeve të forta dhe të zgjuara të informacionit për kufijtë dhe sigurinë.

Funksionet kryesore të ETIAS ndër të tjera do të jenë:

-          Të verifikojë informacionin e paraqitur nga shtetasit e vendeve jo anëtare të BE-së. (të tilla si informacion në lidhje me identitetin, dokumentin e udhëtimit, informacionin e qëndrimit, detajet e kontaktit, etj), përmes një aplikim online në prag të udhëtimit të tyre në kufijtë e jashtëm të BE-së, për të vlerësuar nëse ato paraqesin një rrezik për sigurinë apo shëndetin publik.

-          Proçesi është automatik dhe aplikohet përmes një faqeje internet ose nga celulari.

-          Në rastet kur personi nuk paraqet rrezik apo nuk kërkohen elemente që kërkojnë analizë të mëtejshme të identifikimit, autorizimi i udhëtimit lëshohet automatikisht brenda disa minutave pasi është dorëzuar aplikimi.

-          Autorizimi do të merret përmes një proçedure që është e thjeshtë, e  lirë dhe e  shpejtë; në shumicën dërrmuese të rasteve, autorizimi duhet të jepet për çështje minutash. Autorizimi, kërkesa për të cilën nuk do të marrë më shumë se dhjetë minuta për ta plotësuar dhe që  kërkon vetëm një dokument të vlefshëm udhëtimi, do të jetë e vlefshme për një periudhë prej pesë vjetësh dhe për udhëtime të shumta. Pagesa prej 5 € do të zbatohet vetëm për aplikantët mbi moshën 18 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055